Balena flet gjuhën e njerëzve

0
52

Balenat njihen për aftësitë e tyre mbresëlënëse të komunikimit që i lejojnë të flasin me njëri-tjetrin edhe kur janë 100 milje larg. Një eksperiment i ri ka treguar se gjitarët janë të aftë për të imituar gjihën e njerëzve, gjë që besohet të jetë e kufizuar për elefantët, zogjtë e delfinët. Shkencëtarët thonë se kanë regjistruar një balenë vrasëse, të quajtur ‘Ëikie’ duke përsëritur fjalët ‘hello’ dhe ‘bye, bye’ , duke numëruar deri në tre e duke thënë emrin e trajneres. Balena 14-vjecare jeton në Marineland në Francë dhe është i pari i regjistruar duke folur gjuhën e njerëzve. “Balenat vrasëse përdorin hundën për të lëshuar zhurma, sikur të flasësh me hundë, dhe ne nuk po prisnim të ishte perfekte. Por u habitëm kur pamë sa pranë ishte,” tha Dr Jose Abramson, drejtues i studimit. Ideja e shkencëtarëve ishte që të tregonin se balenat janë të afta të imitojnë zhurmat.