Banda e grabitësve ‘Shqiponjat e zeza’ përfiton ulje dënimi. Kush ‘është’ koka e grupit

0
1733
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Plot 53 vite burg për bandën e shqiptarëve ‘Shqiponjat e zeza’, të cilët akuzohen për një sërë grabitjesh me armë. ‘Corriere’ shkruan sot se grupi kriminal me 7 anëtarë ishte dënuar me 62 vite e gjysmë, por përfitoi një zbritje dënimi nga gjykata e Apelit në Venecia me rreth 9 vite heqje lirie. Ata akuzohen për një sërë krimesh, siç ishin grabitjet me kallashnikov të disa diskotekave, por për një sërë veprash të tjera.

Emanuel Demaj duke festuar ditëlindjen në burg në ItaliEmanuel Demaj duke festuar ditëlindjen në burg në Itali
Kjo bandë drejtohej nga ‘bosi’ shqiptar, Emanuel Demaj, i cili u bë i njohur për mediat italiane, pasi qëlloi me armë në rrugë një shtetas rumun, por dhe për jetën e tij brenda qelive. Demaj u dënua me 6 vjet burg për ngjarjen e 8 janarit 2013. Ai kishte një skedë të pasur penale. Në vitin 2011 i riu kishte mbetur i plagosur me dy plumba në këmbë e në gjoks gjatë një kurthi që ishte ngritur enkas për të.

Po ashtu, në vitin 2012 kishte marrë pjesë në tre grabitje me armë në klube nate e diskoteka. Ai u arrestua nga xhandarmëria franceze afër Lionit në vitin 2014. Në makinë iu kapën dy kilogramë flori dhe disa xhevahire. Fotoja e Emanuelit me dy kallashnikovë ne duar e publikuar nga policia kishte bërë xhiron e mediave italiane, përcjell ‘BalkanWeb’. Por ky nuk ka qenë i vetmi rast. Kjo pasi një tjetër episod u përsërit, kësaj here brenda qelive.

Emanuel Demaj me kallashnikov, foto që bëri bujë në mediat italianeEmanuel Demaj me kallashnikov, foto që bëri bujë në mediat italiane
Ndonëse ishte në burg, shqiptari kishte arritur të siguronte një celular brenda këtyre ambienteve dhe kjo u zbulua falë një fotoje që ai publikoi në rrjetin social ‘Facebook’. Emanuel Demajt kishte ftuar gjithë të dënuarit në ditëlindje, ndërsa pas aksionit të policisë u zbulua dhe celulari, citon balkanweb. Nga ulja e dënimit sot përfituan dhe Bektash Qerimi, Edmond Arra dhe Xhemal Boni. Ndërkohë, dënimi për katër anëtarët e tjerë nuk ndryshoi, përkatësisht për Ermir Mashkullin, Abano Terme, Eglantina Kandarxhi dhe Lorenzo Zanandrean.

Zjarr Tv Ad