“Baruti” dhe “Bushi” dy grupet kriminale që furnizuan me drogë Italinë e Gjermaninë

0
193
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Njëzet persona, mes tyre 17 shqiptarë, raportohet se janë arrestuar gjatë një aksion të madh policor në Itali, Gjermani e Shqipëri.

Operacioni në Itali Siç raportojnë këtë të hënë mediat italiane: Guardia di Finanza di Trento-s ka mbyllur këtë të hënë operacionin “Alba bianca” duke ekzekutuar 20 masa të arrestit me burg, të firmosura nga gjykata e Trento me kërkesë të Prokurorisë. 16 prej tyre janë ekzekutuar në territorin italian, ndërsa 4 jashtë Italisë, në Gjermani e Shqipëri. Arrestimet e fundit pasojnë 10 arrestimet e kryera gjatë vitit të fundit, në kuadër të të njëjtit aksion. Që nga orët e para të mëngjesit të sotëm, qindra efektivë të antidrogës së Guardia di Finanza-s në koordinim me autoritetet gjermane, kanë kryer arrestime të personave të dyshuar si pjesë të dy organizatave kriminale Grupet Baruti e Bushi Në Itali grupet Baruti e Bushi ishin në biznes me elementë kriminelë kalabrezë që prej vitesh vepronin në rajonin e Trentos.

Sipas hetuesve, grupi Baruti i përbëhej nga 13 anëtarë: – Florjan Musaj . Eduart Gona – Artur Muca – Eljon Baruti – Keti Shani – Klevin Kodra – Artan Sokola – Shafique Mohammad Amar – Rajmond Prenga – Ben Jale AZiza Omar – Erion Alla -Halil Alla

 Grupi Bushi përbëhej nga 7 anëtarë

– Vaskë Xherahu– Hamit Bushi– Arben Lleshi– Odeon Proko– Blerina Cela– Manfred Hophensberger– Qerim Lumi.

 

Zjarr Tv Ad