Basha akuzon Ramën nga Malta: 75 % e territorit të vendit është mbushur me drogë

0
636
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur sot nga Kongresi i Partive Politike Europiane, ku ka ndarë shqetësimin e tij me të pranishmit se 75 % e territorit të vendit tonë është mbushur me parcela me drogë.

Ndër të tjera Basha theksoi se Shqipëria është vendi i parë për prodhimin e marijuanës, ndërsa parcelat e drogës ruhen me persona të armatosur.

Shqipëria vendi i parë për prodhimin e marijuanës. Në 75% të territorit, dhjetëra parcela droge. Parcelat e drogës ruhen me persona të armatosur. Trafiku i drogës sjell të ardhura të shumta. Kjo është përgjegjësia e qeverisë, pasi është bashkëpunëtore me krimin”, tha Basha. Ndër të tjera ai akuzoi nga Malta qeverinë, që sipas tij kërkon të manipulojë zgjedhjet.

Qeveria po kërkon të manipulojë zgjedhjet. Nuk pranojnë votimin e numërimin elektronik. Shqiptarët ju bashkuan protestës në 18 shkurt. Beteja jonë për zgjedhje të lira do të vazhdojë”, theksoi ai.

Zjarr Tv Ad