Basha deklaron votën kundër buxhetit: Projekti i Ramës është pastrimi i parave të krimit e drogës

0
395
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i PD-së, Basha, ka dhënë një deklaratë për shtyp pas mbledhjes së grupit parlamentar të kësaj force politike. Në fjalën e tij para gazetarëve, Basha theksoi se projekti 1 miliardësh i propozuar nga kryeministri Rama nuk është gjë tjetër veç pastrim parash nga krimi dhe droga.

“Nuk është më kultivimi i kanabisit veprimtaria kryesore. Fusha e parë është trafiku i heroinë dhe kokainë dhe e dyta kafshimi i ekonomisë shqiptare, dmth krimi po zhvendoset në ndërtim, në Bankat e Shqipërisë. Pra nga malet e fushët po zhvendoset në sheshet e Shqipërisë dhe të famshmin projekt 1 miliard euro të Edi Ramës. Një biznes që fërgon peshq nga peshkatari i zonës, nëse kalon xhiron 2 milionë lekë, duhet të paguajë peshq. Kurse baronët e drogës si Balili nuk do paguajnë tatim fitimi. Tek ai biznesi i vogël që fërgon peshkun, pra do paguash 20% TVSH, Kurse të hash aragostën apo ngjalën tek Santa Quaranta s’ka taksa.”

Ai shtoi se buxheti i propozuar nga Rama, është buxheti i rrënimit të shqiptarëve ndërsa tha se ai duhej hetur nga prokuroria, FBI dhe DEA si dhe prokuroritë e Italisë e Gjermanisë.

“Gjithçka tregon se ky do të jetë buxhet i rrënimit të shqiptarëve. Bëni një kërkim modest dhe do kuptoni se në gjithë botën për pastrim parash janë ndërtimet. Projekti 1 miliard euro i koncesioneve nuk është vetëm pastrim parash në ekonominë private por edhe publike, se aty do pastrohen paratë pa tender pa konkurrencë do tu jepen disa kompanive që do të pastrojnë paratë e drogës

Në këtë kuptim për ta përmbledhur projektbuxheti 2018 duhet të administratoret nga Prokuroria nga FBI nga DEA, prokuroritë e Italisë, Gjermanisë si skemë për pastrimin e parave të drogës. Vota jonë do të jetë kundër dhe do ti rrëzojmë  Tahirin dhe ata që janë pas Tahirit me shpejtësi.”

Zjarr Tv Ad