Basha fton fermerët e Divjakës: Hajdeni në Tiranë të hedhim në kanal Ramën

0
270
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka inkurajuar fermerët e Divjakës që të protestojnë para Kryeministrisë kundër braktisjes nga qeveria. Siç bën me dije zyra për shtyp e PD-së, fermerët  janë shprehur të revoltuar nga mbetja pa shitur e prodhimeve te tyre, teksa kanë deklaruar se janë mashtruar në fushatë nga kryeministri Rama. “Nuk marrim asnje subvencion as në nafte, as në fara, as ne plehra kimike”- janë shprehur fermeret e Divjakes, te cilen thane se po konkurohen padrejtesisht nga prodhimet e importit. Ata i thane kryetarit Basha se do t’i hedhin ne lume prodhimet e tyre, por kreu i opozites i nxiti qe, ne vend te çojne dem djersen e tyre, te vijne ne Tirane dhe  te bllokojne Kryeministrine. “Duhet te hedhim Ramen ne kanal, jo djersen tuaj”- u tha Basha fermereve. Kryetari i PD shprehu bindjen se nje qeveri qe eshte vene ne sherbim te nje grushti njerezish te korruptuar dhe te lidhur me krimin, nuk do t’u sherbeje qytetareve.  Basha tha se me programin e PD per mbeshtetjen me 150 milione dollare ne vit, fermeret do t’ia dalin te konkurojne me importin, te shesin prodhimet ne treg dhe te rimekemben ekonomikisht.

Zjarr Tv Ad