Basha i prerë: Rama i trembet, por Vettingu në politikë do bëhet!

0
118
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Edhe gjatë ditës së sotme opozita ka bojkotuar Kuvendin dhe është mbledhur në Durrës si mesazh kundër krimit që sipas opzitës është i lidhur me qeverinë.

Gjatë fjalës së tij, kreu i PD Lulzim Basha tha se kryeministri Edi Rama nuk e do vettingun në politikë, por ai do bëhet.  Basha u shpreh se politikanët e lidhur me krimin do marrin atë që meritojnë dhe se Vettingu në politikë nuk pengon hetimet nga drejtësia.

“Do ja shkurtojmë ditët qeverisë Rama. Ai nuk e do vettingun në politikë, sepse vettingu në politikë ka për qëllim largimin e  politikanëve të lidhur me krimin. Ka lancuar një fushatë false me gënjeshtra. Ju them qytetarëve se ne e kemi ndjerë mbështetjen tuaj. Kam marrë mijëra mesazhe mbeshtetje dhe ju them se vettingu në politikë do bëhet. Të gjithë të lidhurit me krimin do marrin atë që meritojnë. Vettingu në politikë nuk e pengon hetimin nga drejtësia, prandaj t’i hedhim poshtë mashtrimet e Ramës”- tha Basha.

 

Zjarr Tv Ad