Basha inkurajon gazetarët për protesta, pas atyre që janë shtrirë në mbarë vendin

0
207
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i PD, Lulzim Basha tha se kryeministri Rama po sulmon opozitën për të fshehur të vërtetën në lidhje me heqjen padrejtësisht të ndihmës ekonomike për familjet në nevojë. Basha: Sot Edi Rama u tregua që është i pandjeshëm nuk ka asnjë ndjenjë dhemshurie për qytetarët që gjenden me sytë nga qielli.  Edi Rama është njeri i cili e ka faktuar se zgjedh të sulmojë opozitën me të vetmin qëllim për të fshehur të vërtetën dhe përgjegjësinë që ka karshi këtyre njerëzve. Kjo është një alibi e shëmtuar dhe e papranueshme për të lënë pa bukë dhe mijëra familje. Kjo është përgjegjësia e Ramës dhe ne do bëjmë gjithcka, sikurse do luftojmë që kjo emergjencë të marrë fund. I pyetur për protestën e radhës Basha tha: Protestat janë të vazhdueshme dhe janë të shtrira kudo, sot patë dy protesta këtu para parlamentit. Kur do ta bëni ju protestën e radhës për poshtërimin dhe shkeljen e të drejtave tuaja, ju sigurojmë që kurdo që ta bëni ne do të na keni në krah.

Zjarr Tv Ad