Basha krah Fran Frrokajt: Jo hetim politik

0
380

Partia Demokratike ka zhvilluar një mbledhje para komisionit hetimor “Tahiri” i cili mblidhet për herë të parë këtë të hënë. Kreu i PD-së, Lulzim Basha kërkoi që prokuroria të vijojë paralelisht hetimet, pasi po bëhet presion i madh politik për ta mbyllur çështjen “Tahiri”. “Paralelisht me punën e këtij komisioni Prokuroria duhet të bëjë punën e saj për të hetuar grupin kriminal Habilaj-Tahiri dhe të gjithë policët e bashkëpunëtorët e tjetë politik dhe jo të këtij grupi të rrezikshëm. Ta bëjë në mënyrë të paanshme. Po bëhet presion shumë i madh politik për të mbyllur çështjen Tahiri”, tha Basha. Ai u shpreh se qëllimi i komisionit është të zbardhë se çfarë ndodhi dhe pse ndodhi “për të mos lejuar kurrë më që shteti të kapet nga krimi dhe të kthehet në zgjatim të bandave të drogës”. “Në rastin e Saimir Tahirit pushuan së ekzistuari të gjitha institucionet ligzbatuese në vend. Qëllim i komisionit është të zbardhë çfarë ndodhi dhe pse ndodhi për të mos lejuar kurrë më që shteti të kapet nga krimi dhe të kthehet në zgjatim të bandave të drogës. Ne do të hetojmë si dhe pse ndodhi që e gjithë kupola e policisë u kthye në organizataë kriminale dhe askush në qeverisje nuk reagoi. Si dhe pse ndodhi që megjithë informimet e shumta për përfshirjen e Saimir Tahirit në trafikun e drogës asnjë institucion shtetëror nuk e vuri para drejtësisë. Si dhe pse ndodhi që vendi u mbulua me drogë sheshit, dhe asnjë institucion shtetëror nuk reagoi dhe nuk bëri asnjë përpjekje për ta ndaluar”, vijoi Basha. Kryetari i PD-së Lulzim Basha doli në një deklaratë për median për të kërkuar hetim të paanshëm dhe jo politik për Fran Frrokaj, kryetarin e Bashkisë së Lezhës, i zgjedhur nga Partia Demokratike në zgjedhjet e 2015. “Shpresojmë dhe urojmë që Fran Frrokaj të jetë i pafajshëm. Kërkojmë që hetimi të jetë transparent, jo politik dhe i panashën”. Fran Frrokaj është njëri prej 12 personave të arrestuar më 16 mars si të akuzuar për përfshirjen në skandalin e abuzimit të pronave në bregdetin e Lezhës.