Basha: Në 5 vite, asnjë investim i huaj

0
196
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lideri i opozitës Lulzim Basha e ka pranuar përgjegjësinë se kauza kundër krimit ka dominuar në raport me debatin për ekonominë. I ftuar nga Forumi për Liri Ekonomike, Basha ka dashur të përmbysë këtë raport duke bërë një panoramë të situatës ekonomike.

Përveç investimeve të huaja, Basha ka deklaruar se kanë munguar edhe investimet e brendshme të rëndësishme, tenderat fitohen nga 10 kompani pranë qeverisë dhe sipas Bashës, politika fiskale është një katastrofë.

“Shqipëria është në gjendje te vështirë ekonomike, pasi shumë familje në nevojë iu hoq ndihma. Po ashtu po përkeqësohet klima e biznesit. Kemi shënuar një element të paprecedent, në çdo vend nuk ka pasur asnjë investim të huaj për 5 vite.

Debati publik është zhvendosur tek kriminaliteti dhe droga dhe nuk po analizon këtë fakt të rëndë, 5 vite pa asnjë investim i huaj. Janë 5 vite të humbura për Shqipërinë. Qeveria merr vendimmarrje në mënyrë klienteliste.

Kjo qeveri ka rritur borxhin publik. Bie euro dhe thotë ditën tjetër kemi ulur borxhin. Por kur të rritet euro ça do bëjnë? Apo do ikin me një charter? Ky do të ndjekë shembullin e Serbisë por 9.5 milionë euro qeveria serbe i jep për nxitjen e investimit. Ne i japim lekët e taksave për të djegur plehra dhe jo për të hapur industri.

Më tregoni një investim që ka bërë kjo qeveri në 4 vite. Nisi rilindjen urbane që është shtrim pllakash në trotuare dhe palma. Liria ekonomike në Shqipëri ka zbritur nga 54 në vendin e 64. Ne 5 vite nuk ka patur asnjë investim te huaj. Investimet në infrastrukturë janë thuajse zero”, tha Basha.

Por kreu i PD-së nuk ka lënë jashtë vëmendjes edhe debatet e brendshme në parti, duke premtuar bashkim. Por pavarësisht këtyre deklaratave, përgjatë ditëve të fundit Lulzim Basha është sulmuar ashpër nga figura, si Topalli e Patozi se po bunkerizon PD dhe po e spastron nga demokratët.

Zjarr Tv Ad