Basha nga Vora: Sundimi i Edi Ramës dhe bandës së tij ka marrë fund

0
259
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha gjatë një takimi në Vorë se një qeveria e zgjedhur nga krimi nuk ka prioritet të zgjidhë problemet e qytetarëve, duke marrë si shembull faturën që mijëra familje shqiptare detyrohen ta paguajnë për konçesionet që nuk u shërbejnë shqiptarëve, por pasurimit të kryeministrit.

“200 milionë është borxhi total i shqiptarëve ndaj KESH-it. 200 milionë është fatura që shqiptarët paguajnë vit për vit për 5 koncensionarë, për 5 derra të krimit dhe korrupsionit që ndajnë paratë me Edi Ramën.”- u shpreh kreu i opozitës.

Gjatë takimi Basha përmendi edhe protestën e 27 janarit, e cila do të jetë një goditje që shumica absolute e shqiptarëve do t’i japë pakicës që qeveris me krimin.

“Qytetarët në këmbë me pjesëmarrje masive popullore do të jenë mesazhi më i qartë, që do të flasë më qartë se çdo fjalim politik. Se sundimi i krimit, se sundimi i Edi Ramës dhe bandës së tij në Shqipëri kanë marrë fund dhe janë të papranueshëm.”- u shpreh Basha.

Zjarr Tv Ad