Basha: Opozita nuk pranon asnjë pazar me postin e Presidentit

0
512
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi diten e sotme se opozita nuk pranon asnjë pazar politik në kurriz të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme me postin e Presidentit.
“Kanë nxjerrë në tregun e gjësë së gjallë postin e Presidentit të Republikës sikur të ishte viç dhe jo institucioni që duhet të përfaqësojë unitetin e popullit.
E kanë nxjerrë në pazar për të joshur dhe mëkuar politikën opozitare… Dje e ka marrë përgjigjen, opozita as nuk kërkon dhe as nuk pranon pazar politik në kurriz të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme me postin e Presidentit të Republikës.
Presidenti i Republikës në konceptin e republikës së re së dhe jo të pazarit të republikës së vjetër i takon popullit dhe do të zgjidhet nga populli me votë direkt.”

Zjarr Tv Ad