Basha: Përplasja, e pashmangshme nëse ata vijojnë të pengojnë debatin

0
432
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i demokratëve, Lulzim Basha, ka reaguar para mediave pas mbylljes së seancës së Kuvendit nga Gramoz Ruçi, si pasojë e refuzimit të deputetit demokrat Noka për të lënë seancën.

 

Basha tha se Edi Rama i trembet debatit dhe do të bëjë gjithçka për ta shtyrë ndërsa demokratët do të bëjnë gjithçka që ky debat të zhvillohet në atë sallë.

 

“Nuk ka arsye Ruçi të shkelë rregulloren, përveç ankthit të Ramës për t’u përballur me të vërtetat. Kukullat e tij kanë zaptuar karriget e parlamentit.” – tha Basha.

 

 “Po e shohim se si shumica po duan të ikin nga vendi. Nuk ka dëshmi më të qartë se kjo, nuk ka arsye Ruçi të shkelë rregulloren, përveç ankthit të Ramës për t’u përballur me të vërtetat. Kukullat e tij kanë zaptuar karriget e parlamentit.

Ne kërkojmë aleancën e çdo qytetari të ndershëm. Kemi dy javë që në këtë sallë nuk lejohet debat, tepsinë e ka përvete, timonin për vete, tani do që t’i mbyllë gojën parlamentit. Kjo nuk do ndodhë. Agjesimi i debatit do shkojë në krizën më të madhe të demokracisë në këto 25 vite.” – u shpreh Basha para mediave.

 

Kreu i demokratëve tha se asgjësimi i debatit parlamentar do të çojë në krizën më të rrezikshme të demokracisë në katër vite:

 “Ne duam me çdo kusht të evitojmë përplasjen, por ajo është e pashmangshme, nëse ata do vijojnë të pengojnë debatin.” – tha Basha.

Zjarr Tv Ad