Basha – Ramës: Injorant, s’merr vesh nga ekonomia

0
538
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka folur sot nga Vlora, qytet ky ku kryeministri Edi Rama është i gjashti në listën e kandidatëve për deputet, dhe e ka ftuar atë përsëri në debat publik për të folur për planet ekonimike për 4 vitet që do të vijnë.

Kreu i PD-së tha se me planin që ka partia e tij do të marrë fund emigrimi i madh i njerëzve por edhe do të ketë më shumë frymëmarrje për bizneset dhe fermerët.

E di që s’merr vesh fare nga ekonomia, e kuptoj që kjo ka lidhje me injorancën. U shite sapunin për djatht qytetarëve. Eshtë koha të dalësh para shqiptarëve në debat dhe t’u tregosh. E vetmja zgjidhje është plani im ekonomik, Republika e Re që po vjen. Plan ekonomik që është i ngjashëm me atë të Trump.

Ka frikë të përballet me të vërtetën dhe mendon se do ta çoj fushatën me gënjeshtra. Ka timonin pa motor, Timon lodër që të luajë në kurrizin tuaj.

Rama nuk i bën planet ekonomike për vendin por për veten e tij edhe në Vlorë ka ndodhur e njëjta gjë, ka thënë Basha, edhe sipas tij, Lungomarja është bërë për të rritur fitimet e Ramës dhe jo për Vlorën.

Ku e ka By Pass e Fierit? Nuk ka plan për Vlorën por plan për veten e tij, Lungo marja është plan për përfitimet e tij. Kush do sillte më shumë turistë ?

Rruga nga Rinasi në Vlorë apo Lungomarja. Së pari duhet ngritur By Pass pastaj aeroporti i jugut, dhe përmirësimi i portit të Vlorës. Zerimi i tvsh për paketat turisitkë për turistë jashtë vendit. Investime në infrastrukturë që ndihmojnë Vlorën. Investime në bujqësi. Bujqësia e Vlorës ëhstë lënë në mëshirë të fatit, do subvencionojmë fermerët.

Zjarr Tv Ad