Basha-Ramës: Të duket lojë shahu? Thirri mor mendjes…

0
785
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka folur sot nga çadra e protestës lidhur me krizën politike dhe mospjesëmarrjen e opozitës në zgjedhje.

Basha ka thënë se parlament monist nuk do ketë asnjë ditë të vetme në Shqipëri.

Basha i bëri thirrje kryeministrit Rama të shikojë seriozitetin e situatës, dhe të mos e trajtojë më krizën politike si gur shahu. Basha tha se për Ramën gjithçka është lojë dhe aleatët ndërkombëtarë janë thjesht gur shahu.

Pjesë nga fjala e Bashës: 

Nuk mund të pranojmë një parlament monist, sepse kjo do të thotë më shumë dhunë ndaj popullit. Parlament pa opozitë nuk ka për të ndodhur dhe nuk ke për të patur asnjë orë të vetme.

Prandaj thirri mendjes kur artikulon ëndërrat diktatoriale sepse përndryshe të vjen fundi i diktatorit. Ai e konsideron një lojë shahu, pokeri, këto halle dhe probleme që iu kanë mbledhur këtu prej 87 ditësh dhe dy herë në tubim, a janë lojëra hallet tuaja?

Thirri mendjen sepse përndryshe të vjen fundi i dikatorit.

Vëllezër e motra! Ai e konsideron bashkë me shpurën e tij kriminale një lojë shahu, një lojë pokeri.

Ai këto halle e këto probleme nuk i sheh sepse për ta pushteti ka vetëm një qëllim, një axhendë, pasurimin dhe kontrollit e shtetit.

Ndaj, nuk e sheh, nuk e sheh të vërtetën dhe për të gjithçka është lojë shahu. E tha vetë, apo jo?! Unë i kam thënë se është teatër kukullash!

Lojë shahu apo teatër kukullash, pak rëndësi ka. Ai i sheh politikanët, miqtë tanë ndërkombëtarë, gurë shahu!

A janë problemet tuaja, shqetësimet tuaja, pjesë e lojës? Sigurisht që jo! Sepse ky bashkim shqiptarët nuk janë lojë por republika e re që po vjen dhe që nuk është lojë!

Pse e shikon si lojë shahu?

Zjarr Tv Ad