Basha: Republika e Re do të thajë moçalin 25-vjeçar, ku guasin të njëjtat bretkosa

0
585
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryedemokrati Lulzim Basha, i pranishëm në fushatë elektorale në Selenicë të Vlorës, ka përsëritur premtimet e tij për Republikën e Re, ku edhe akuzoi kryetarin e qeverisë Edi Rama se gjatë qeverisjes së tij ka shtuar pasurinë e vet dhe atë të oligarkëve, duke varfëruar qytetarët e vendit.

Ai e ka krahasuar politikën 25-vjeçare të vendit si një moçal ku qëndrojnë bretkosa.

Në 25 qershor keni në dorë t’i jepni fund njëherë e mirë politikës së fasadës së shatërvanit. 600 milionë euro fasada në Shqipëri janë bërë për 4 vite. Kam ende imazhin e mjerimit të banoreve të përmbytur prej lumit. Rama pardje tha se ekonomia po rritet por populli nuk e kupton. Kur flet për ekonominë e ka për ekonominë e tij. Të një grushti oligarkësh e trafikantësh. Për të gjithë të tjerët ekonomia është katastrofe, taksat janë rritur, vende pune nuk ka. Ekonomia është në kolaps. Ne 25 qershor ka ardhur koha të thajmë moçalin e Republikës së Vjetër ku prej 25 vjetësh guasin të njëjtat bretkosa. Republika e Re do jetë një ekonomi e fortë.

Vendimi im i parë do jetë ulja e taksave e TVSH, eleminimi i dividentit. Do japim 100 euro euro subvencione për bujqësinë, mesatarisht 50 mijë lekë të vjetra për dynym. Trau i doganës do mbyllet për të gjitha prodhimet bujqësore blegtorale të importit të cilat konkurrojnë pandershmërisht me produktet e fermerëve të Shqipërisë. Do të garantojmë 10 mijë stazhe për studentet. Rama për 4 vite nuk beri dot Lungomaren sepse interesi i tij nuk është ndaj interesit publik”, – u shpreh kryetari i Partisë Demokratik Lulëzim Basha.

Zjarr Tv Ad