Basha: Shqiptarët krahasohen vetëm me vendet e Afrikës ekuatoriale

0
609
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka folur sot nga çadra e protestës, për shqetësimet e qarkut të Lezhës, papunësinë dhe braktisjen nga shteti.

Basha tha se fuqia jonë blerëse është aq e ulët sa mund të krahasohet vetëm me vendet e Afrikës ekuatoriale.

Pjesë nga deklarata e Bashës:

Shteti kriminal në shumë raste u ka privuar dhe ndihmën ekonomike, totalisht e pamjaftueshme pë të paguar energjinë elektrike, jo më për të mabjtur fëmijët me bukë.

Kushdo që është në punë është në presionin e qeverisë, taksave.

Unë e kam parë revoltën e ligjshme të këtyre banorëve dhe për 3 vjet me radhë ne u përpoqëm të ishim avokatët tuaj.

Edi Rama dhe Rilindja e kriminalizuar e kanë shkatërruar ekonominë shqiptare me taksat e larta, me çmimin e lartë të energjisë dhe naftës  I kanë vënë kazmën biznesit, vendet e punës mbyllen me shpejtësi tragjike. Fuqia blerëse e shqiptarit është më e ulta në Ballkan dhe krahasohet me vendet e Afrikës ekuatoriale.

Përballë këtij mjerimi, kemi një ishull luksi të shfrenuar të një grushti pushtetarësh të koracuar nga një grusht banditësh, kriminelësh, përdhunuesish, trafikantësh, që Edi Rama sot i ka bërë deputetë, kryebashkiakë dhe drejtues institucionesh të vendit.

Sot e 68 ditë diçka e madhe ka ndryshuar. Shqiptarët që e kanë përjetuar këtë realitet dhe që kanë protestuar deri në dhimbje e vetëflijim janë bashkuar dhe do të qëndrojnë deri në fitoren e kauzës sonë të drejtë.

Zjarr Tv Ad