Basha-shqiptarëve: Çohuni, opozita është me ju

0
326

Nga salla e Kuvendit, ku detyrën e opozitës e quajti tërësisht të pamundur, Basha u bëri thirrje shqiptarëve të marrin në duar fatet e tyre. “Çohuni dhe opozitën do e keni në krahë”, tha Basha. “Detyra e opozitës në këtë Parlament është tërësisht e pamundur. Përtej fjalës gjithçka tjetër është kapur dhe shkatërruar institucionalisht ligjërisht, Kushtetuta është shkelur. Jemi këtu për ta thënë këtë fjalë, po dhe për t’ju thënë se kjo farsë do të vazhdojë. Nuk ka rrugë tjetër tani që votat e vjedhura kanë çimentuar një bandë në pushtet. Reforma në drejtësi është viktima e parë e kësaj. Sot nga kjo sallë u kërkoj të bëjmë e diçka tjetër, të marrim fatin tonë në duart tona. Çohuni dhe opozitën do ta keni në krahë”, deklaroi Basha. Vendi prej 5 vitesh ka një kryeministër të shantazhuar, u shpreh ai menjëherë pasi përfundoi fjalimin e tij kryeministri Edi Rama. Basha tha se do të ketë vendime të tjera që do i tregojnë shqiptarëve se çfarë dëmi i bën vendit një kryeministër i shantazhueshëm.“Shqipëria prej 5 vitesh nuk ka një kryeministër sovran po një njeri që shantazhohet lehtësisht, vendimet e të cilit merren në funksion të dosjeve që i tunden para syve. Dosje në të cilat figuron ministri i tij i Brendshëm, Saimir Tahiri, i takuar me qindra herë në Itali dhe Greqi me mafiozët në zë, të përgjuar natyrisht nga shërbimet partnere. Ky është një kryeministër i shantazhueshëm. Vota kundër Jeruzalemit është minimumi i të zezës që i bën këtij vendi. Prisni se do të ketë të tjera vendime që do i tregojnë qartë shqiptarëve se çfarë dëmi i bën vendit një kryeministër i shantazhueshëm lur vjen puna te marëdhëniet ndërkombëtarëe e veçanti me fqinjët”, tha Basha. Nëse Parlamenti do të ishte i vërtetë tha Basha, referuar votës për Jeruzalemin, do të duhej të funksiononin mekanizmat për të frenuar këtë “zullum kombëtar”. “Një qeverisje që ditë për ditë i merr shumicës së shqiptarëve për një grusht njerëzish. Në këtë Parlament, nëse do të ishte me të vërtetë i tillë duhet të funksiononin mekanizmat për ta frenuar këtë zullum kombëtar, Rama 2, i cil për nga mediokriteti, vjedhja dhe ekspozimi i lidhjeve të drejt për drejta të të parit të qeverisë dhe minsitrave të tij me bandat e narkotrafikut ia kalon Rama 1, që ne mund ta frenonim këtu ishte e pamundur. E di që në këtë sallë, ku ka ardhur me vullnetin e krimit, mund të bëjë si të dojë. Me mëdyshje, e pranova propozimin e grupit parlamentar për të debatuar mbi qëndrimin e qeverisë shqiptare kundër SHBA, sepse e di qënë fund të këtijdebati nuk do të ketë një votë ndërgjegje, po të depersonalizuar të një grupi politik të vënë tërësisht në funksion të një grupi njerëzish që vjedhin përditë këtë vend”, tha ai. Madje Basha foli dhe për mashtrim me shortin për zgjedhjen e anëtarëve të KLGJ dhe KLP. “Telefonat e prishur të sigurimti të shtetit sigurisht me rekomandimet e mbeturinave të sigurimit këtu pas meje, njerëz të korruptuar e dënuar që fshehin rekordet e dekriminalizimit, dhe njerëz që ONM i ka përjashtuar nga rekomandimi. Po të donte konsesus Edi Rama nuk do të shkelte Kushtetutën. Do ta shtyj edhe për pak, po jo për shumë”, tha Basha. Ai foli dhe për ekstradimin e Nezir Seitit. “E çove Nezir Seitin në Itali, po gojën nuk ke për t’ia mbyullur përgjithmonë. E kur të bilbilosë ai dhe Habilajt, radha i vjen Saimir Tahirit. Po a ka njeri në botë që beson se Saimir Tahiri u bë koka e drogës pa dijeninë tënde, që ato qindra tonelata droge nuk janë këmbët e karriges tënde të pushtetit? Prandaj çdo fjalë që thua këtu të largon më shumë nga e somtja se e nesërmja e këtij vendi nuk je”. Ndërsa për investimet turke: “Nuk duam ne investime turke? Palaçollik. Po ti i thave investimet nga ky vend. Në kohën kur këtë vend e qeveriste PD investimet turke u dhjetëfishuan, nuk janë më o faqezi. Si qesh, si gajasesh, ça je ti që gajasesh, s’je as shok gjimnazi me mua se je nja 10 vite më i vjetër. I ke çuar në azil refugjat. S’ka investime këtu. Ajo që po sjell në Vlorë është aferrë e pastër korruptive. Me 100 milionë euro do bësh t’i aeroport rajonal. Do vjedhësh shqiptarët e do ndash ryshfetin me ndonjë turqisht folës, po kjo nuk është punë e imja po e drejtësisë turke”. Për politikën e jashtme: “Çmundohesh doktor, politikë të jashtmë, është vënë si pelivan në tel dhe ka vetëm dy detyra, të mbrojë kriminelët e lidhur me politikanët dhe politikanët e lidhur me kriminelët me zero sukses.”.