Basha: Si po lejon Kuvendi pastrimin e parave të krimit

0
132
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lulzim Basha ishte i pari që nisi të fliste në takimin e mbledhur për të prezantuar atë që ai e cilëson si çlirimin e ekonomisë, me anë të një platforma kundër korrupsionit dhe oligarkisë.

Atë që e thotë prej kohësh kryedemokrati e përsëriti dhe në këtë takim, se “marrëdhënia mes krimit dhe politikës ka avancuar edhe në ekonominë shqiptare”.

“Kemi të bëjmë me një krizë të trefishtë që ka kapluar vendin: politike, ekonomike dhe morale. Kemi propozuar vettig-un politik si përgjigje ndaj këtij problemi kombëtar. Duhet të largohen politikanët e lidhur me krimin dhe që nuk justifikojnë pasurinë”, tha Basha.

Sipas kreut të PD-së, dy janë mënyrat se si po pastrohen paratë e pista në vendin tonë, me lejen e Kuvendit: “Në Kuvend po legjitimohet pastrimi i parave të pista përmes industrisë së bixhozit dhe aferave korruptive të ndërtimit”.

Fjala e Lulzim Bashës

Kjo që do të bëjmë sot është më shumë se denoncim, ne do të prezantojmë sot para jush platformën antimafia për çlirimin e ekonomisë, e cila shkurt dhe thjeshtë konsideron dhe propozon mekanizmin ligjor dhe institucional për evidentimin, verifikimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive të personave privatë dhe zyrtarëve publikë përfshirë në afera korruptive, qofshin këto PPP, tendera, koncesione, leje apo licenca.

Njësoj si me krimin e organizuar dhe asetet e krimit të organizuar, të gjithë ata që përfitojnë në mënyrë korruptive paratë e taksapaguesve shqiptarë do të jenë subjekt i të njëjtit mekanizëm, i cili konsiston në dy pjesë, së pari barra e provës do të jetë me subjektet e ligjit dhe jo me shtetin. Do tu takojë atyre që janë bërë palë në këto afera korruptive që të provojnë pafajësinë e tyre dhe ligjshmërinë e aseteve të tyre, dhe së dyti duke bërë të mundur që pavarësisht procesit penal juridik, pasuritë e vëna në këtë mënyrë t’i nënshtrohet procesit të verifikim-sekuestrim-konfiskimit.”

 

Zjarr Tv Ad