Basha uron Kurban Bajramin: Nuk ka sprovë që nuk kalohet me besimin tek Zoti!

0
200
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u ka uruar besimtarëve myslimanë festën e Kurban Bajramit. Basha në urimin e tij, thekson se, lutjet e tij shkojnë për njerëzit në nevojë duke shtuar se nuk ka sprovë që nuk kalohet me besim në Zot.

“Nga zemra ju uroj të gjithë besimtarëve myslimanë dhe shqiptarëve kudo ku janë, Gëzuar Kurban Bajramin! Sot në Festën e Flijimit që kremton mposhtjen e egos dhe forcën e besimit në Zot, mendimet dhe lutjet e mija shkojnë në veçanti tek të pamundurit, të braktisurit, dhe të nëpërkëmburit.

Mesazhi i kësaj feste dëshmon se nuk ka sprovë që nuk kalohet me besim tek Zoti dhe dashuri për Atdheun, familjen dhe njëri-tjetrin. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ku janë!”, shkruan Basha.

Zjarr Tv Ad