Basha vendos një kusht të ri për Qeverinë, ja mesazhi nga cadra e protestës

0
1565
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga çadra e protestës, kryetari i PD Lulzim Basha sfidoi sërish kryeministrin Edi Rama duke thene se PD-ja është e gatshme ta votojë vettingun, por me një kusht, “nëse i hapet rrugë qeverisë teknike”, siç tha ai dhe nëse korrigjohen 7 ligjet e vettingut.

“Kurrë më zgjedhje me bandat, vetëm zgjedhe të lira dhe të ndershme që nisin me largimin e Ramës nga qeveria. Urdhëroni ta bëjmë vettingun dhe të shohim kush ka frikë nga drejtësia e pavarur, por më parë ta nisim nga qeveria teknike. Pas korrigjimit të 7 ligjeve urdhëroni të bëjmë vettingun dhe të shohim kush ka frikë nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar. PD do të votojë dhe do të çojë para reformën por vetëm sipas votës së 21 korrikut. Nëse nuk tremben nga drejtësia le t’i lënë rrugën qeverisë teknike”,- tha ai.

“Bashkë me qytetarët shqiptarë ne do ta zgjidhim çështjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Qendresa sapo ka filluar, beteja jonë merr hov. Rrugë tjetër nuk ka! Rruga tjetër të çon tek banda dhe krimi. Durrësi është qyteti i parë që ka rënë peng i bandave edhe krimit dhe bashkë me Durrësin të ngrihemi bashkë të gjithë për t’i hapur rrugën, republikës së vërtetë”,- vijoi ai fjalën para qytetarëve durrsakë që ishin sot në tendë.

FJALA E BASHES PER VETTINGUN
Nga ky shesh dua t’ia bëj fare të qartë atyre dhe çdokujt që mund të ketë gënjyer. Partia Demokratike e bëri detyrën e vetë në Parlament. Ne e mbaruam detyrën tonë dhe jemi krenarë për ndryshimet kushtetuese që i hapën rrugë një drejtësie të pavarur që nuk mbron por lufton krimin dhe korrupsionin. Ishin ata që përjashtuan opozitën nga 7 ligjet duke thyer premtimin që dhanë përballë partnerëve tanë euroatlantikë. E përjashtuan me qëllim që të kapin institucionet e reja të drejtësisë. Sot për këto institucione të reja të drejtësisë kjo maxhorancë që e ka frikë reformën në drejtësi propozon 29 kandidatë për 27 pozicione. Pra nuk ka zgjedhje, ka emërime. Edi Rama dhe Ilir Meta duan ti emërojnë vetë në vend që të lejojnë zgjedhjen e më të mirëve e më të aftëve, më të pakorruptuarve për të ndërtuar drejtësinë që duan shqiptarët. A mund ta pranojmë ne këtë?! A mund të pranoni një drejtësi të kapur nga Edi Rama?! Kujt i shërben një drejtësi e kapur nga Edi Rama?! Kurrsesi nuk mund ta pranojmë por nëse në të vërtetë janë ata që nuk kanë frikë nga Vettingu, ju them që menjëherë pas paktit për një qeveri të vullnetit të mirë për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe pas korrigjimit të 7 ligjeve sipas vërejtjeve konsensuale të opozitës, urdhëroni ta bëjmë vettingun e të shohim kush ka frikë nga drejtësia e pavarur. Kush ka frikë nga gjyqtarët dhe prokurorët e pa kapur?! Ata që e kanë lidhur fatin e tyre me bandat?! Ata që kanë vjedhur dhe shpërdoruar qindra e miliona euro në çdo sektor apo opozita që e ka lidhur fatin e saj me fatin e qytetarëve shqiptarë?! Partia Demokratike do ta votojë dhe do ta çojë përpara reformën në drejtësi por vetëm sipas përcaktimeve europiane të kushtetutës së Shqipërisë sipas votës historike të 22 korrikut. Ne do ta hapim këtë rrugë bashkë me qytetarët shqiptarë. Nëse nuk tremben nga drejtësia e pakapur le ti hapim rrugë qeverisë teknike, le të ndryshojmë së bashku 7 ligjet që i bënë përshesh për të kapur drejtësinë dhe ne do të na kenë aty atëherë bashkë me qytetarët shqiptarë do ta zgjidhim çështjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme dhe çështjen e drejtësisë së vërtetë për qytetarët shqiptarë.

Zjarr Tv Ad