BE KËRKON PROVA TË QARTA KUNDËR KRIMIT

0
243
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Për ambasadoren e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin, duhet të ketë prova të qarta, hetime proaktive, procedime dhe dënime të grupeve kriminale të organizuara përfshi dhe anëtarët më të rëndësishëm, çështje kjo që duhet të përcaktohen ende si urgjente. “Kontributet e vendeve anëtare dhe të ekspertëve duhet të shtohen në mënyrë të mbështesin dhe rrisin trysninë në zbatimin e reformave. Për të qenë më e qartë, duhet të ketë prova të qarta, të plota për hetime pro-aktive, procedime dhe në fund, dënime ndaj grupeve të organizuara kriminale, duke përfshirë edhe anëtarët më të rëndësishëm të grupeve që merren me kultivimin dhe trafikimin e kanabisit, – ende duhet të pëcaktohen si një çështje urgjente”, thotë Vlahutin. Megjithatë për zyrtare e BE-së çelësi është vullneti politik dhe vendosmëria për t’u marrë me problemin pa asnjë kompromis. “Gjithsesi, çelësi është vullneti politik dhe vendosmëria për t’u marrë me problemin pa asnjë kompromis. Në 2017-n, ne kemi parë për herë të parë një rënie drastike të prodhimit të kanabisit, por ne presim raportin e Guardia di Finanza në verën që vjen, në mënyrë që të sigurohemi që fitorja të jetë afatgjatë. Ne gjithashtu kemi parë një numër operacionesh të suksesshme policore në Shkodër, Fier, Lezhë dhe qytete të tjera që kanë goditur grupet kriminale. Ne po shohim më në fund më shumë vendosmëri në konfiskimin e aseteve kriminale. Dhe unë besoj se ky është vetëm fillimi, që përfundimisht duhet të forcohet dhe të ndiqet nga operacione të ashpra, që duhet të godasin interesat kyçe të krimit”, nënvizoi diplomatja e BE-së. Vlahutin foli gjatë nisjes së zbatimit të programit PAMECA V, misioni i BE për të asistuar policinë e shtetit dhe Ministrinë e Brendshme. Në fjalën e tij ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, vlerësoi rolin e rëndësishëm që PAMECA ka luajtur me asistencën e saj në hartimin e Dokumentit Politik të Prioriteteve të Ministrisë së Brendshme.

Zjarr Tv Ad