Berisha akuza te renda ndaj zyrtarit te BE-se: Erdhe ne Tirane te blesh mandate per Ramen

0
861
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e sotme, ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar një zyrtar të Komisionit Europian. Nga çadra e protestës, Berisha pretendon se një zyrtar nga Brukseli erdhi në Tiranë si misionar për të blerë mandate për llogari të Ramës.
Berisha nuk përmend emër, por thotë se ky zyrtar takoi partitë aleate të PD duke i kërkuar atyre të hyjnë në zgjedhje.
‘’ Këtu para 5-6 ditësh erdhi një misionar, erdhi dhe mblodhi parti të tjera të opozitës. Ta kishte dërguar Kominterin i Josif Stalinit, ndryshe nuk mund tu fliste. Çfarë u tha drejtori që erdhi nga Brukseli kryetarëve të partive opozitare?! U tha; tani lereni PD dhe Lulzim Bashën të kalben në çadër, por futuni merrni ato mandate se u erdhi radha. Erdhi me misionin të shkatërrojë opozitën, erdhi të ndërtojë opozitën sipas Edi Ramës. Dy gjëra do ti them atij: Sigurisht ti nuk erdhe nga Kominterni, sepse Kominterin ka degada që ka përfunduar në koshin e historisë. I sigurtë jam se nuk more porosinë nga Komisioni i BE, sepse ky është institucione që ndërtohet mbi ligje demokratike, por ti erdhe ose si anëtar i klubit 4700 euro metri katror ose erdhe si anëtar i klubit të kanabisit të Tiranës. Por misionin tënd të turpshëm je treguar i pamend, sepse ata burra që takove atë ditë, përfaqësues të partive aleate i kanë këtu aleatët prej 56 ditësh. Dëgjo tani, se edhe emrin nuk ta di: Nëse ata nuk do kishin ardhur në këtë çadër me vullnetin e tyre të lirë, Edi Rama do tu kishte bërë atyre çdo shpërblim, nëse ata nuk do ishin në çadër Edi Rama do të ishte i gatshëm ti falte nga një magazinë si ajo e Përmetit me drogë. Na kujtove ato kohërat e Perandorisë Osmane, kur Sulltani para se të dërgonte ushtritë dërgonte qeset me para, erdhe këtu të blesh mandate për llogari të Ramës, turpi të mbuloftë. Thirrja ime për KE: largojeni këtë njeri nga Komisioni, largoni njerëzit e korruptuar nga Komisioni. Ky është një akt i turpshëm dhe nuk i bën nder as Komisionit dhe as vendit nga i cili ka ardhur.’’- tha Berisha.
Sali Berisha gjithashtu i është përgjigjur edhe kryeministrit Rama duke i thënë se ka ofenduar shqiptarët me shprehjen tokë e “xanun”
‘’ Së pari me shprehje tënde prej ordineri ti mendove se mund të fyesh ata që përdorin faljen “xanun”, por harron që ata janë shumicë në diellin shqiptar. Harron se ky është një akt përçarës i turpshëm, por harron se po të garantoj ty se ata dhe secili prej tyre janë 1000 herë me njeri sesa ti. Ata i thonë Shqipërisë Shqipëri dhe e duan këtë vend më shumë se ti. Ata i thonë familjes familje dhe nuk ndajnë kurrë konceptin që ti ke për familjen, sepse ata i thonë dinjtetit njerëz dinjitet dhe i bindur të jesh ti se janë të gatshëm të të bëjnë ty që lana të të duket vaskë floriri. Por ti Edi Rama je verbuar, ti nuk lexon çfarë shkruhet në muret e çadrës. Në çdo centimetr shkruhet “guxo po deshe”. Ti sillesh si skuth, nga një studio në një tjetër duke u zënë me gazetarët, edhe njëherë guxo po deshe.’’- përfundoi ai.

Zjarr Tv Ad