Berisha-ambasadorit italian: Vendi ndodhet në një situatë të rrezikshme, droga dhe paratë e saj përdoren për qëllime elektorale

0
610
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha ka pritur ditën e sotme në një takim ambasadorin italian në vendin tonë, Alberto Cuttilo.

Me anë të një postimi në rrjetin social në Facebook ai shprehet se me Cuttilo-n diskutoi mbi situatën politike në vend, dhe ndërkohë e ka falenderuar në lidhje me mbështetjen e vlefshme të treguar në raport me kauzën për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Ndër të tjera Berisha shkruan se në bisedën me Ambasadorin italian në Shqipëri ka theksuar se në takim ka ngritur dhe shqetesimin se, sot, opozita përballet me malin e drogës dhe paratë e këtij mali që u krijuan më së pari, për qëllime elektorale.

“Këtë vit, Shqipëria u mbulua nga droga në çdo skaj të saj, sepse kjo ishte një politikë qeveritare e pashpallur e Edi Ramës për qëllime elektorale… ngrita shqetesimin se, sot, opozita përballet me malin e drogës dhe paratë e këtij mali që u krijuan më së pari, për qëllime elektorale”, shkruan Berisha në postimin e tij.

Ndërkohë, ish-kryeministri theksoi se sot vendi ndodhet në një situatë të vështirë dhe të rrezikshme, e cila mund ta çojë atë drejt desabilizimit. Ai theksoi se një opozitë, kudo në botë, ka si mision kryesor: zgjedhjet.

Zjarr Tv Ad