Berisha në shoqërinë e Kryemadhit, Basha me Gjoshajn

0
226

Duket se periudha e akuzave mes LSI-së dhe PD-së ka përfunduar. Vendin e ka zenë një epokë ‘dashurie’ mes tyre. Një gjë e tillë është parë edhe sot në sallën e Kuvendit. Në një moment Berisha dhe Basha janë afruar vendeve të LSI-së në parlament duke folur e qeshur me Monika Kryemadhin dhe Klajda Gjoshajn.  Siç duket deputetet e LSI-së i kanë përgëzuar për akuzat dhe përgjigjet që Berisha e Basha i kanë dhënë Ramës. Më pas ata janë përshëndetur të qeshur duke i dhënë dorën njëri-tjetrin. Pranë tyre kanë qenë edhe dy deputetet e tjerë të LSI-së, Petrit Vasili dhe Luan Rama. Vasili e ka ndjekur këtë ‘skenë’ duke buzëqeshur, ndërsa Rama është treguar disi indifferent.