Berisha:Rama nuk ia konfiskoi pasurinë Balilit pasi ai ka video të orgjive

0
191

Sali Berisha, ish-kryeministri i Shqipërisë ka dënuar vendimin e gjykatës për heqjen e sekuestros preventive ndaj pasurive të Klemend Balilit dhe familjarëve të tij. Përmes një reagimi në rrjetin social facebook, ai shprehet se këtë veprim Rama e ka bërë përshkak të videove të orgjive që Balili posedon. Ish-kryeministri shkruan se Balili i ka dorëzuar Ramës një kopje të tij dhe ministrave të tij aktual duke bërë orgji dhe erotizma të shfrenuara, të cilat janë filmuar në mjediset e Santa Quaranta, hotel ku në pronësinë e Balilit. Kryegjykatësi dhe kryeprokurori Rama hoqi konfiskimin e pasurive të Eskobarit për shkak të videos së orgjive të tij! Këtë vendim Rama e mori pasi Balili i dorëzoi Ramës një kopje të tij dhe ministrave të tij aktual të orgjive dhe erotizmave të shfrenuara të filmuara në mjediset dhe dhomat e të famshmes Santa Quaranta. Ky akt vjen në serinë e vendimeve të tij të bllokimit të arrestimit të Tahirit, lirimit të Sotos që transportonte miliona euro së bashku me Saimir Trafikun në Elbasan, rikthimin e pasaportës së Tahirit, ekstradimin e financierit të bandës së Habilajve që kishte shprehur gatishmëri të bashkëpunonte me prokurorinë si dëshmitar i mbrojtur i drejtësisë.”– shkruan Berisha.