Biznesmeni i arrestuar në Elbasan për trafik droge, vëllai i ish-deputetit socialist

0
588

Policia e Elbasanit ka ndaluar biznesmenin nga ky qytet, Edmond Stafa, i cili akuzohet për për trafik droge. Ai është vëllai i kryetarit të Këshillit të Qarkut Elbasan dhe ish-deputetit socialist, Bukurosh Stafës.

Stafa, pjesë e PS-së është zgjedhur në krye të Këshillit të Qarkut Elbasan në mandatin 2015 – 2019.

Ne vitin 2005 deri në vitin 2009, ai është zgjedhur Deputet Kuvendi i Shqipërisë për zonën e Elbasanit, si pjesë e PS-së.

Vëllai i tij, 51-vjeçari Edmond Stafa është arrestuar mbrëmjen e djeshme. Edmond Stafa, banues në Elbasan, është dënuar me 10 vjet burg për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike nga gjykata e Bergamos në Itali.

Stafa është pronar i hotel-bar-restorantit “Skampinit”, që ndodhet në zonën e Kalasë së Elbasanit, një vend i njohur në qytet. Pas arrestimit pritet që Stafa të ekstradohet drejt Italisë, ku edhe është dënuar.