Biznesmeni shkodran kandidatit Bardh Spahia: Jozefina është e pazëvendësueshme (Video)

0
881
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjatë një takimi me një biznesmen në qytetit e Shkodrës, kandidati i PD-së në këtë qytet Bardh Spahia duket se është vënë në siklet gjatë bisedës me të pasi biznesmeni i ka thënë se Jozefina nuk mund të zëvendësohet nga askush.

Mospërfshirja e Topallit në listat e PD-së ka sjellë shumë reagime në opinionin publik, dhe me sa duket shkodranëve nuk u pëlqen kjo gjë.

Gjatë bisedës me biznesmenin, Spahia është munduar ta anashkalojë duke u shprehur se një vend nuk duhet të ngel vetëm me një apo dy persona.

Biseda:

Biznesmeni: Je djali i mirë boll, je djali i kujt je, por Jozefina ash se nuk mund të zëvendësohet.

Spahia: Atë mendojmë, krejt e respektueshme.

Biznesmeni: Nuk mundet me e zëvendësu kush, kush e zëvendëson? Po tana mo kto që janë ba, tana këto rrugica dhe rrugë, po Jozefina t’i ka kthy këto. Mos me pa kenë Jozefina, kishim ken hala tu u myt lopa në asfalt.

Spahia: Ashtu….hm… ashtu e mendojmë dhe ne…

Biznesmeni: Më falni është personal krejt, unë e kam mbrojt gjithmonë, se e kam mbrojt si shkodrane që ka dhënë për Shkodrën.

Spahia: …por sigurisht…hm… këtë e them në përgjithësi, jopër Jozefinën apo për Bardhin…. Në përgjithësi them, mos met një vend vetëm me një a dy persona.

http://www.dailymotion.com/video/x5pnj9i_biznesmeni-shkodran-jozefina-e-pazevendesueshme_news

Zjarr Tv Ad