Britania quan Trump fashist, krahasohet me Hitlerin dhe Musolinin

0
984
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas bllokadës së bërë nga Trump për emigrantët, parlamenti britanik ka mbajtur një seancë ku është diskutuar për mundësinë e anulimit të një vizite të Presidentit amerikan në Britani, për të shprehur papajtueshmërinë e Londrës zyrtare me vendimin e tij. Në debatet e ashpra nuk munguan as krahasimet e Trump me diktatorë si Musolini dhe Hitler, por Sekretari i Jashtëm Boris Johnson, përjashtoi mundësinë e anulimit të vizitës së liderit të Uashingtonit. Ai shtoi se qeveria do t’i shprehë qëndrimet e saj të kudnërta, por nuk ka ndërmend që të shkëpusë lidhjet me Shtetet e Bashkaura.

Antarët e parlamentit britanik kanë zhvilluar një seance të jashtëzakonshme ku kanë debatuar mbi propozimin për të ndaluar hyrjen në Britani të Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në shenjë protestë ndaj vendimit që ky i fundit ka marrë për emigrantët. Në drejtim të liderit të Uashingtonit, ka patur akuza të ashpra, teksa laburisti i njohur, Dennis Skinner, e quajti atë fashist dhe e krahasoi me dy diktatorët, Benito Musolini dhe Adolf Hitler. Ai tha gjithashtu se qeveria britanike po qëndron dorë për dore me një fashist, duke i’u referuar këtij momenti të shtrëngimit të duarve mes Kryeministres Theresa May dhe Presidentit Trump, gjatë vizitës së shefes së ekzekutivit britanik në Uashingtonit.

“Dikur dy diktatorë fashistë si Musolini dhe Hitleri po hidhnin bomba si shiu në qytetet britanike. Tani qeveria jonë po qëndron dorë për dore me një tjetër fashist, i cili është Donald Trump. I bëj thirrje qeverisë që të bëjë gjënë e duhur dhe t’a anulojë vizitën e Presidentit amerikan në Britani.”

Megjithatë, nuk ka pranuar që të qëndrojë në të njëjtën linjë me të Sekretari i Jashtëm i Britanisë, i cili përfaqësonte qeverinë në mugnesë të Kryeministres Theresa May.

“E dëgjova krahasimin që ai bëri, por nuk e pranoj atë krahasim. Mendoj se është në interesin tonë që të punojmë me partnerët dhe miqtë amerikanë duke shfaqur natyrisht papajtueshmëri me gjëra të caktuara” u shpreh Johnson.

E ndërkohë, një peticion publik i cili i bën thirrje qeverisë të ndalojë hyrjen e Donald Trump në Britani, ka arritur që të marrë më shumë se 1 milionë firma. Presidenti amerikan ka njoftuar se do të vizitojë vendin ishullor në verën e këtij viti, gjë që ka hasur në kundërshti të shutma pas vendimit të tij për të pezulluar futjen në Sthteve të Bashkaura për qytetarët e shtatë vendeve me shumicë popullsie myslimane.///

Zjarr Tv Ad