Caktohet masa e sigurisë për Stresin

0
221
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelitë të riun Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi. Ai u arrestua pak ditë më parë në një nga lokalet në Tiranë duke konsumuar drogë.

Këngëtari i muzikës rep Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi, sikletin më të madh nuk e kishte me vendimin që do të jepte gjykata e Tiranës, por me praninë e medias në sallën e gjyqit.Disa herë u mundua t’i fishihej objektivit të kamerave, duke bërë batuta me miqtë e tij të prangosur në një lokal pranë shkollës “Partizani” në kryeqytet.Prokuroria kërkoi masën e “detyrim paraqitjes” dhe “hetimit në gjendje të lirë” për këngëtarin. Ndërkohë të njëjtën masë konfirmoi dhe Gjykata Penale e kryeqytetit, duke urdhëruar lirimin e tij të menjëhershëm.Vetë këngëtari nuk bëri asnjë koment para togave të zeza, ndërsa avokati i tij mohoi se Arkimed Lushaj të ketë lidhje me trafikun e narkotikëve, siç e akuzon policia.Stresi u arrestua në fundjavë nga Policia e Tiranës me tre akuza, si prodhim e shitje narkotikësh, përshtatje ambienteve për të konsumuar narkotikë dhe moskallëzim krimi.Kjo nuk është hera e parë që reperi i njohur ka probleme me drejtësinë, ndërsa dhe arrestimet e tij të bëra nga policia janë rrëzuar në gjykatë, duke i caktuar hetim në gjendje të lirë.///

Zjarr Tv Ad