‘Çdo ditë 1 foshnjë ndërron jetë në maternitetin ‘Koço Gliozheni’, deputeti zbardh arsyen

0
1038
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një deklaratë me të dhëna alarmante ka bërë sot deputeti demokrat Bardh Spahia, lidhur me vdekjen e foshnjave në maternitetin ‘Koço Gliozheni’.

Sipas Spahisë, çdo ditë 1 foshnjë ndërron jetë.

‘Situatë e rëndë në pavionin e Neonatologjisë te Materniteti i Ri. Janë gjithsej 13 burime oksigjeni për 19 fëmijë neonate që kanë nevojë e si pasojë e mungesave bëhen lidhje dyshe; 1 inkubator për 2 neonate. Për 30 orë si pasojë e këtyre kushteve ka pasur 5 vdekje neonatesh, nga këto 3 vdekje në 24 orëshin e fundit.

Për muajin janar janë 10 raste të tilla fatale d.m.th 1 rast në ditë. Kur situata paraqitet e tillë në Tiranë as nuk mund ta imagjinoj çfarë ndodh në rrethe.’,denoncon deputeti.

Shkaku, thënë publikisht nga ai është mungesa e inkubatorëve dhe postet për oksigjenimin e fëmijëve.

‘Për këtë situatë që vazhdon prej 4 -5 muajsh janë vënë në dijeni strukturat drejtuese të Ministrisë së Shëndetësisë. Papërgjegjshmëria e atyre që drejtojnë shëndetësinë vazhdon, me pasoja të rënda për jetën e foshnjave dhe nënave.

Ndërkohë Edvin Rama tallet me shqiptarët duke i uruar mirëmëngjes nga mega vila e tij në Surrel.’, përfundon Spahia.

Ende nuk ka ndonjë deklaratë nga materniteti, për të dhënat tronditëse.

Zjarr Tv Ad