ÇELJA E NEGOCIATAVE?GJITHÇKA ËSHTË NË DORË TË KËSHILLIT EUROPIAN

0
249
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Raporteri per Shqipërinë ne Parlamentin Europian Eduard Kukan, ka shprehur bindjen se vendi ynë ne qershor do te hap negociatat, e per ketë gjë ai ka vlerësuar te gjithë partitë politike, te cilat e mbështesin ketë proces. “Është pozitive per mua qe ka nje unitet nga te gjithë partitë politike per te mirëpritur hapjen e negociatave per Shqipërinë. Per arsye te ndryshme, por s’ka rendësi. Jo vetem ne Parlamentin Europian, por kudo te gjithë jane entuziast per procesin e zgjerimit dhe kjo kërkon pune me te madhe nga ana juaj. Qëndrime me te unifikuara ne lidhje me te ardhmen e procesit te zgjerimit, ne mënyre qe ata qe luftojnë per ju te mund te kene disa argumente te prekshme dhe t’i përdorim ne debatet tona ne Parlament. Shume here njerëzit thone qe per Shqipërinë do te kemi nje lajm te mire nga Këshilli i Qershorit, qe nuk eshte vetëm shprese, sepse ju thjesht e meritoni ketë gje. Mbase është pak me vonese, duhet te kishin filluar këto negociata.” Ne ditën e dyte te Këshillit te Stabilizim Asociimit, vëmendje i eshte kushtuar dhe procesit zgjedhor, ku kërkohet me urgjence hartimi i nje ligji te ri, ne mënyre qe te shmangen shite-blerjet e votave e te përmbushen te gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR. “Është e rëndësishme qe te korrigjohet dhe te përmirësohet ligji zgjedhor shume përpara zgjedhjeve. Nuk ja vlen qe te bëhen ndryshime ne momentin e fundit, kështu qe do ju sugjeroja qe ta merrni parasysh kete rekomandim dhe te filloni te punoni ne ketë drejtim.” “Do doja qe te shmangnim nje situate te ngjashme ne te ardhmen, te thoni qe nuk e bejme dot ndryshimin përkatës se jemi shume prane zgjedhjeve. Ky eshte nje koment i improvizuar, por qe e kam pare me syte e mi, keshtu qe do te ishte mire qe nje situate e tille te mos ndodhte me ne te ardhmen.” Edhe pse partitë politike ne tryeze kishin qasje te ndryshe per çështjet ne diskutim, u vu re nje dakordesi e plote mes palëve per procesin e integrimit. Ndërsa nga eurodeputetet u kërkua lufte me efikase ndaj korrupsionit, pasi sipas tyre edhe pse numri i hetimeve është i larte, numri i te dërguarve për gjykim është shume i ulet.

Zjarr Tv Ad