Çështja Seiti, Alibeaj: Do të fliste për Saimir Tahirin

0
242

Në përgjigje të ministres së Drejtësisë për ekstradimin e Saimir Tahirit, deputeti Enkelejed Alibeaj tha se qëllimi i ekstradimit me shpejtësi të Nezar Seitit është se do të tregonte lidhjet me Saimir Tahirin. “Prokuroria e Krimeve të Rënda e republikës së Shqipërisë heton Saimir Tahirin mbi të gjitha. Cila ishte goja që do të tregonte për lidhjet e Saimir Tahirit, për paratë e mara, dhe për lidhjet me këtë këtu. Hetimi, ndëshkimi nga drejtësia shqiptare do të bënte punën e vet, përkundrejt motivit që do të hetohej, gjykohej e dënohej në Shqipëri, do të fliste për interesin er drejtësisë shqiptare. Cili është interesi i drejtësisë shqiptare? Saimir Tahiri. Si i bëhet që askush të mos ketë të drejtën të pyes Nezar Seiti për Saimir Tahirin. Këtë ke bërë në Catania”, tha Alibeaj. Më herët ai tha se ministrja e Drejtësisë në kundërshtim me ligjin, neni 481 i kodit të procedurës penale, që e ndalon ekstradimin e një personi nëse po hetohet nga autoritetet shqiptare. Alibej thekson se Ministria e Drejtësisë ishte e detyruar të verifikonte nëse Nezar Seiti ishte apo jo nën hetim.“Ligji ndalon këdo që të ekstradojë një shtetas kur prokuroria ka hapur një çështje hetimore. Nezar Seiti është pjesë kryesore e bandës Tahiri- Habilaj, bandë kriminale kjo për të cilën prokuroria shqiptare në 19 tetor 2017 e arrestoi pasi sekuestroi 4 tonelata drogë. Xhafaj vuri në zbatim skemën për ta degdisur në Itali. Ministrja pretendon se është Prokuroria e Përgjithshme që nuk e njoftoi se nuk mund ta ekstradonte. Ministria është vetëm 500 m larg nga burgu ku mbahej Siti, por edhe nga Krimet e Rënda, ndërsa nuk verifikoi, shkeli ligjin. E miratoi ekstradimin për 24 orë duke finalizuar skemën e firmosur nga Xhafaj. Ministrja e Drejtësisë zgjodhi të shkelë ligjin, miratoi ekstradimin. Nezar Seitin e degdise në shkelje të ligjit, por motivet i le këtu. Ai ishte i vetmi anëtar i bandës i rënë në rrjetën shqiptare. Habilajt në Itali, 3 shefat e policisë në arrati me mbrojtjen e Ramës, Tahiri në Parlament, Nezari ishte i vetmi që mund të fliste. Seiti do të fliste për paratë, për eurot me të cilat u blenë gjerdanët për familjarët e Tahirit dhe 20 mln euro që kaluan nga Seiti në duart e Tahirit, që Rama të blinte zgjedhjet. Te 313 ka një qeli që është lënë bosh, e vetme ajo qeli nuk iu mban të gjithëve. Por nuk qëndron arsyeja. Në gjithë këtë histori mes hajdutësh e kriminelësh, ku e fusni veten? Është momenti që të pendoheni. Në burgun 313 ka një qeli që është lënë bosh, e vetme ajo nuk ua mban të gjithëve”, u shpreh Alibeaj.