Çfarë blejnë institucionet tona? Nga kollaret për meshkuj te biletat e avionit

0
1215
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Me nisjen e vitit të ri buxhetor, institucionet qendrore dhe lokale kanë nisur të depozitojnë pranë Agjencisë së Prokururimeve Publike kërkesat e tyre për blerje të vogla.

Në faqen e Agjencisë gjen me dhjetra kërkesa për blerje mallrash apo shërbimesh.

Kështu, nga një vëzhgim i panorama.al, bie në sy që Bashkia e Mallakastrës e ka marrë shumë seriozisht pastrimin këtë vit.

Ajo ka kërkuar të blejë 800 kosha mbeturinash për ti shpërndarë nëpër qytet dhe vlera maksimale duhet të jetë 800 mijë lekë të reja. Pra 10 mijë lekë për një kosh.

Policia e Korçës ka kërkuar një ofertë për blerje ushqimi për personat e arrestuar. Sipas policisë shërbimi duhet të jetë për tre muaj dhe vlera është 190 mijë lekë.

Drejtoria e Kulturës në qytetin e Gjirokastrës ka kërkuar blerjen e shërbimit të ruajtjes së Kalasë së qytetit.

Sipas kësaj drejtorie kalaja duhet të ruhet për 1 muaj me tre roje në ditë dhe vlera e këtij shërbimi sipas saj nuk duhet ti kalojë 200 mijë lekë.

KESH në ditët e para të Janarit ka kërkuar blerjen  e dy kostumeve për polumbarët me vlerë 760 mijë lekë.

Ndërsa Agjencia e investimeve të huaja AIDA ka një kërkesë shumë të çuditshme. Ajo kërkon blerjen e një bilete avioni me destinacion Amsterdam- Singaror- Tiranë dhe fituesi pasi të njoftohet me email duhet të paraqitet brenda 10 minutash për të vijuar procedurën. Vlera e kësaj bilete është 135 mijë mije (1 mijë euro).

Ndërsa Bashkia e Tiranës në ditën e fundit të 2016 ka kërkuar blerjen e 100 kollarevë për meshkuj dhe 100 shalle për femra, të dyja me pamje nga Tirana. Vlera e këtyre mallrave sipas Bashkisë së Tiranës duhet të 700 mijë lekë.

Zjarr Tv Ad