“Çiklisti” godet grupin që shpërndanin kokainë dhe kanabis, tre të arrestuar

0
1578
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Tre persona janë arrestuar nga policia e Durrësit dhe tre të tjerë po ndiqen penalisht në gjendje të lirë pas një operacioni të koduar “Çiklisti”. Burime zyrtare thanë se operacioni u ndërmor pas një hetimi tremujor ndaj grupit që merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike si kokainë dhe kanabis.

Ata kishin gjetur një metodë për të mos rënë në sy për shpërndarjen e lëndëve narkotike duke përdorur kryesisht biçikleta, ku edhe fshihnin drogën. Sipas policisë, të arrestuarit, dozat e lëndëve narkotike, kokainën dhe kanabisin e fshihnin në një pjesë të biçikletës (pjesën e pasme) dhe më pas i shpërndanin.

Në pranga përfunduan Florian Likmeta, 41 vjeç, Detara Rama, 24 vjeç dhe Erti Bllaca, 31 vjeç, ë tre banues në Durrës. Policia sqaroi se po ndjek penalisht në gjendje të lirë shtetasit S.Zh. 23 vjeç, E.M. 22 vjeç, banues në Durrës, si dhe G.R. 20 vjeç, banues në Tiranë.

“Më datë 17.12.2016, në lagjen Nr.13, Durrës, gjatë kontrollit fizik të ushtruar shtetasve të mësipërm, përfshirë edhe tre muajt të hetimit, u janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale, lëndë narkotike, të ndara në doza për t’u shitur”, sqaron policia.

Më konkretisht janë sekuestruar: rreth 100 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë; rreth 500 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva; një thikë; një kaçavidë, brenda së cilës vendosnin lëndën narkotike; një biçikletë; lekë dhe aparate telefoni celular.

Policia sqaron se shtetasi F.Likmeta ka qenë i arrestuar në vitin 2014, po për të njëjtën vepër penale (shpërndarës kokaine) dhe gjatë kësaj periudhe ka qenë në lirim me kusht. Materialet kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”dhe”Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”

632965__hkhwpjnnl 632965__hkj_pjv4g 632965__hkmdp1evl

Zjarr Tv Ad