CONTE RREZIKON PANKINEN E CHELSIT

0
218
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Çelsi, kampioni i merituar i Anglisë sezonin e kaluar, po kalon një nga krizat më të mëdha të viteve të fundit. Trajneri Antonio Konte, njeriu i vlerësuar shkëlqyeshëm në edicionin e tij të parë në stolin e bluve, është në prag të shkarkimit pas disfatës së rëndë të radhës, 1-4 në fushën e Uatfordit. Londinezët u shkërmoqën për herë të dytë radhazi në vetëm pak ditë, ndërsa humbën 0-3 në fushën e tyre me Bornemuthin. Përse një nga trajnerët më luftarakë dhe fitues po dorëzohet dhe nuk po arrin të motivojë skuadrën që rrezikon edhe kualifikimin për në Champions? Gjasat janë që pozicioni i italianit është përkeqësuar shumë për shkak të konfliktit me kupolën e klubit, saktësisht me presidentin Roman Abramoviç. Miliarderi rus thuajse kurrë nuk ka shkuar mirë me trajnerët, sidomos kur ata kanë bërë veprime që atij nuk i kanë pëlqyer, një veçanti vetëm e Çelsit, dhe jo e klubeve të tjerë në Angli. Po ashtu, Konte mendohet se e dobësoi shumë ekipin me konfliktit me sulmuesin kryesor Diego Kostën, të cilin e largoi me ceremoni verën e kaluar. Pavarësisht talentit, Çelsi nuk ka sot një lojtar me karakterin e fortë dhe luftarak të Kostës, një nga arsyet se përse po vuan. Fati I Kontes duket i vulosur pasi mediat europiane po shkruajnë edhe për pasardhësin e tij. Luis Enrike pritet të jetë trajneri i ardhshëm, ndërsa bordi i Çelsit po bisedon me të, shkruan Gazeta “Sport” e Barcelonës. Ish-trajneri i Barcelonës pritet të bëhet I 15-ti trajner i Epokës Abramoviç në “Stemford Brixh”.

 

Zjarr Tv Ad