DAVIDE ASTORI! FIRENCE I JEP LAMTUMIRËN KAPITENIT TË FIORENTINËS

0
245
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Qyteti i Firences i ka dhënë  lamtumirën e fundit kapitenit të skuadrës së saj, Fiorentinës, i cili humbi jetën pak ditë më parë në një hotel në qytetin e Udines ku ekipi ishte mbledhur për të zhvilluar ndeshjen e radhës së kampionatit italian. Vdekja erdhi për motive natyrore. Në katedralen Santa Lucia të Firences, u zhvillua sot ceremonia e vdekjes ku mijëra qytetarë kanë nderuar kujtimin e Davide Astorit. Në ceremoni morën pjesë spostistë të njohur, miq të kapitenit të Fiorentinës, delegacione të skuadrave italiane e jo vetëm të futbollit, personalitete drejtuese të sportit si dhe autoritetet më të larta vendore. Davide Astori humbi jetën në moshën 31 vjeçare, ishte i martuar dhe baba i një vajze 2 vjeçare. Në karrierën e tij sportive prej vitit 2011-2017 ka qënë pjesë e ekipit kombëtar italian të futbollit. Ka luajtur me skuadrat Cremonese, Cagliari, Roma dhe  Firoentina. Davide Astori mbante numrin 13 dhe pas vdekjes së tij skuadra e Fiorentinës dhe ajo e Cagliarit kanë vendosur të tërheqin bluzën me këtë numër në kujtim të tij.

 

Zjarr Tv Ad