De Biasi: Ja kush më pengoi për të marrë Italinë, Venturës do t’i vidhja …

0
775
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gianni De Biasi nesër në mbrëmje do të përballet ndaj vendit të tij të lindjes, teksa sot ka dhënë një intervistë të gjatë për “Gazzetta dello Sport” duke zbuluar disa prapaskena.

“Pesë vjet më parë nuk do ta kisha menduar kurrë se do të qëndroja në drejtimin e kësaj skuadre kaq gjatë. Madje në fillim ju isha përgjigjur kategorikisht jo. Më pas në një hotel në Milano u treguan aq bindës sa në fund të takimit kur më telefonoi Lecce e refuzova, sepse ndërkohë kisha dhënë përgjigje pozitive. Kam nevojë për sfida gjithmonë të freskëta dhe ajo që më propozoi Shqipëria ishte shumë e freskët, dhe është akoma e tillë kur ëndërron Botërorin, pavarësisht se arsyeja thotë diçka tjetër. Një pikëpyetje mbetet ende: A kam lojtarët për të realizuar një tjetër ëndërr?”.

De Biasi ishte një nga kandidatët më të përfolur për të zëvendësuar Antonio Conten gjatë verës, por diçka e tillë nuk ndodhi për shkak se federata zgjodhi Venturën.

“E urrej zilinë dhe ziliqarët. Më bezdis ai që nuk ngjit piramidën dhe nxjerr justifikime, jo ai që nuk ia del. Për këtë arsye, edhe nëse kombëtarja do të ishte kurorëzimi i një karriere e ndërtuar thuajse e gjitha në provincë, nuk e kam zili Ventura-n. Atij do “t’i vidhja” Belotti-n, Immobile-n, Insigne-n që po kalon një gjendje shumë të mire. Conte kishte më pak karta për të luajtur”, u shpreh trajneri kuqezi i cili gjithashtu tregon se e di kush është personi që e pengoi të kurorëzonte ëndrrën e tij.

“Po, sot mund të isha unë në vend të tij. Ose të paktën këtë kisha shpresuar, dhe shumë madje, pasi isha takuar me një nga drejtuesit e Figc: mendoja se isha i pari, por papritur dicka ndryshoi dhe Ventura më befasoi. Se çfarë ndryshoi e mësova në nëntor në Como, në Simpozoumin e Shoqërisë Europiane të Trajnerëve. Në darkë Tavecchio më zbuloi se një person, vetëm njëri, më pengoi duke vendosur veton e tij. Sigurisht që më tregoi se kush ishte, por është shpejt për ta zbuluar. Do t’jua tregoj në kohën e duhur, atij të parit”, tha de Biasi për “Gazzeta dello Sport.

Zjarr Tv Ad