Dega e PD-së: “U kërcënuan pronarët e autobuzëve, por të gjithë drejt protesës”

0
1195
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dhjetë autobuzë me protestues nga Qarku i Beratit. Dega e PD-së: “U kërcënuan pronarët e autobuzëve, por të gjithë drejt protesës”

Mëngjesin e sotëm është bërë nisja e autobuzëve edhe nga Berati drejt protestës së opozitës në Tiranë. Pesë autobuzë u nisën nga Dega e Partisë Demokratike nga selia blu, ndërkohë që sipas kreut të kësaj partie Gazment Azizi ishte planifikuar që të niseshin drejt Tiranës dhjetë autobuzë, por për shkak të presionit që është ushtruar drejt pronarëve nga institucionet përkatëse kanë ardhur vetëm gjysmat e tyre. Por, kryetari Azizi sqaroi se të gjithë protestuesit anëtarë apo të kësaj partie, simpatizantë dhe qytetar të gjithë do të ikin drejt protestës edhe me mjete të tjera të vogla.

Protestës së opozitës i janë bashkuar sot dhe dy autobuzë nga Ura vajgurore dhe tre autobuzë nga Kucova.///

Zjarr Tv Ad