Deklarata e Metës nga Lezha, reagon Policia e Shtetit

0
857
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas deklaratave të Ilir Metës nga Lezha, ka ardhur reagimi i Policisë së Shtetit.

Nëpërmjet një deklarate për shtyp, Policia e Shtetit thekson se hetimet për incidentin e ndodhur në Lezhë, ku u dhunua kreu i LSI-së për fshatin Raboshtë të Lezhës, po vazhdojnë.

Deklarata e Policisë së Shtetit

Keqardhje për sulmin e sotëm mbi Policinë e Shtetit nga ana e një lideri politik, lidhur me incidentin e ndodhur në Lezhë.

Ashtu sikundër e ka komunikuar me transparencë të plotë më parë, Policia e Shtetit përsërit se ka kryer të gjitha veprimet hetimore dhe nuk ka asnjë provë për prapavijën politike të incidentit. Pretendimet e personit të goditur po vazhdojnë të hetohen.

Por mbetet fakti që në deponimin e tij ai ka folur për persona të panjohur dhe nuk ka raportuar asgjë konkrete që te ngrihet dyshimi i arsyeshëm se incidenti është i motivuar politikisht.

Policia e Shtetit do të vazhdojë të kryeje me përgjegjshmërinë më të lartë profesionale detyrën e saj kushtetuese e ligjore dhe u bën thirrje të gjitha subjekteve e liderëve politikë të shmangin çdo përfshirje direkte ose indirekte të Policisë së Shtetit në retorikën e tyre elektorale.

Zjarr Tv Ad