Ndërpritet greva e urisë së banorëve të zonave të përmbytura në Shkodër

0
677
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në orët e para të mëngjesit të sotëm është ndërprerë greva e urisë nga banorët e zonave të përmbytura në Shkodër. Mësohet se pas ndërhyrjes së kreut të bashkimit të pavarur të sindikatave Albert Tukaj, greva e urisë u ndërpre. Kjo ngjarje ka ndodhur rreth orës 3:20 të mëngjesit.

Tetë banorë të zonave të përmbytura në vitet 2010-2011 në Shkodër nisën grevën e urisë, duke kërkuar dëmshpërblimet. Ata qëndruan për disa orë duke negociuar me policinë për të ngritur një çadër për zhvillimin e grevës së urisë, por nuk u lejuan.

Rreth orës 12 të mesditës së ditës së djeshme ata vendosën që grevën e urisë ta nisin në stolat pranë institucionit të prefektit, duke deklaruar se nuk do të largohen që andej pa iu plotësuar kërkesa.

Banorët që hynë në grevë urie ishin: Gjon Lasku, Pal Marku, Frrok Kola, Lush Ndoci, Arben Kola, Mhill Guri, Skënder Mhilli dhe Dritan Ndreu.

Ata kishin dorëzuar më herët në polici kërkesën për lejen për zhvillimin e grevës së urisë, çka iu refuzua.

Zjarr Tv Ad