DEtajet/ Pse erdhi Che Guevara në Tiranë? Detajet e takimit 2 orë me Mehmet Shehun

0
206
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një vizitë e fshehtë e Che Guevarës është realizuar në Shqipëri në Mars të vitit 1960, zbulohet në dokumentarin “Gjurmë Shqiptare” të gazetarit Marin Mema.

Në aeroport për ta pritur u dërgua Zeqir Agolli, i cili asokohe mbante një post të rëndësishme në Ministrinë e Jashtme.

Zeqir Agolli tregon se si e transportoi nga Rinasi në Kryeministri, aty ku zhvilloi një takim me kryeministrin e asaj kohe Mehmet Shehu. “Me udhëheqësin Enver Hoxha, Che Gueavara nuk u takuam”, zbulon ish-zyrtari i regjimit.

Në një prononcim në dokumentar, 96-vjeçari shprehet:

Unë kam qenë drejtor politik në Ministrinë e punëve të Jashtme për Evropën. Më merr në telefon Kryeministri i atëhershëm Mehmet Shehu, më thirri në zyrë. Më tha: Do të shkosh në aeroport të presësh dy ushtarakë kubanezë. Merre veturën dhe ik. Shkova në aeroport, ishte linja ajrore hungareze, Tiranë – Budapest dhe viçeversa. Erdhi avioni me dy ushtarakët. I pari menjëherë më ra në sy: Bereta e famshme e Che Gueavarës. U binda që ishte Che Geavara. Nuk bëmë muhabet fare se unë spanjisht s’dija. Flas 5 gjuhë por jo spanjishten. Ata nuk folëm fare në makinë, i vumë prapa në makinë, unë te shoferi. Mbërritëm në kryeministri, në atë kryeministri që është edhe sot. Edhe shkuam takuam Mehmet Shehun. U përqafuan edhe u ulën. Filluan bisedën se çu bisedua se di se ata flisnin spanjisht, unë spanjisht nuk dija. Ndenjën dy orë. Enver Hoxhën nuk e ka takuar për këtë jam i bindur. Vetëm Mehmet shehun. Asnjë njeri tjetër nga udhëheqja, Enver Hoxha s’merrej me gjëra të tilla, se unë Enver hoxhën e njoh më mirë nga të tjerët, Enver Hoxha ka ndenjur 9 muaj në shtëpinë time…”

Zjarr Tv Ad