Dhjetera te vrare nga superbomba amerikane

0
916
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sulmi i Ushtrisë Amerikane me të ashtuquajturën “Nënën e të gjitha bombave” (MOAB) vrau 31 militantë të ISIS dhe shkatërroi bazën e tyre. Deklarata vjen nga Ministri i Mbrojtjes afgan.

Bomba prej 9800 kilogramësh u lëshua në një kompleks tunelesh i përdorur nga Shteti Islamik në provincën e Nangarhar, në Afganistan.

Sipas Ministrit, nga shpërthimi nuk ka pasur dëme në civilë. Ish – Presidenti afgan, Hamid Karzai e dënoi këtë sulm, duke e cilësuar si çnjerëzor dhe një ndër aktet më brutale ndaj shtetit të Afganistanit.

Sa e fuqishme është “Nëna e të gjitha bombave”?

Shefi ekzekutiv i Afganistanit, Abdullah Abdullah konfirmoi se sulmi ishte ndërmarrë në koordinim me qeverinë dhe me kujdesin më të madh për të evituar dëme në civilë të pafajshëm.

Ministria e Mbrojtjes afgane tha se bomba goditi një zonë fshati në luginën Momand, ku luftëtarët e ISIS po përdornin një rrjet shpellash.

Kjo Ministri tha gjithashtu se bomba ka shkatërruar një sasi të madhe rezerva armësh. GBU-43/B është bomba më e madhe jo – bërthamore e përdorur ndonjëherë më parë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në një konflikt.

Pentagoni zyrtar sqaroi se ajo u lëshua me avion në zonën Achin të enjten në mbrëmje, me orën lokale. Kjo bombë është më shumë se 9 metra e gjatë.

MOAB u testua për herë të parë në vitin 2003, por nuk ishte dislokuar ndonjëherë më parë në fushëbetejë.

https://www.youtube.com/watch?v=ouMR-Vba4s8

Zjarr Tv Ad