Dhuna ndaj arbitrit në Vlorë, reagon Shoqata e Arbitrimit: Dënojmë aktin dhe kërkojmë drejtësi

0
276
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dhuna e ushtruar në stadiumin e Vlorës në përfundim të ndeshjes Flamurtari-Vllaznia, ku arbitri i ndeshjes dhe zyrtarët janë goditur nga persona pranë Presidentit të klubit dhe nën shoqërinë e tij, për fat të keq rregjistron një tjetër akt shumë të dënueshëm, antisportiv karshi arbitrave të futbollit. Për këtë rast ka reaguar Shoqata e Arbitrimit të Shqipërisë që në një deklaratë për shtyp thekson: Shoqata e Arbitrave të Shqipërisë e denoncon me forcë këtë ngjarje të shëmtuar dhe shumë të rëndë, e cila vjen pas një presioni në rritje javë pas jave karshi arbitrave në fushat e futbollit, dhe jo vetëm. Ne kërkojmë zbardhjen e plotë të ngjarjes në Vlorë nga ana e Autoriteteve përkatëse për të identifikuar dhe shpënë përpara përgjegjësisë personat që goditën arbitrin Ilir Tartari dhe zyrtarët e ndeshjes. Këto akte aspak civile dhe tepër të dënueshme kërkojnë ndëshkim, jo vetëm nga drejtësia sportive. Asnjë gjë nuk mund të përligjë kurrsesi përdorimin e dhunës karshi arbitrave e kujtdo në një ambjent sportiv. Presioni i vazhdueshëm psikologjik karshi arbitrave këtë radhë në Vlorë degradoi në dhunë fizike dhe ky rast ekstrem kërkon ndëshkim maksimal për ideatorët dhe autorët e tyre.

Zjarr Tv Ad