Digjet makina e këshilltarit bashkiak në Tepelenë, reagon PD: Të zbardhet ngjarja

0
135

Në orët e vona të mbrëmjes është djegura automjeti i një avokati në Tepelenë.  Sipas raportimeve të para zjarri i rënë në mjetit tip ‘Benz’ është në pronësi të avokatit Xhaferr Meçe. Avokati dyshon se zjarrvenia është e qëllimshme pasi makinës i ishte thyer paraprakisht xhami. Meçe ka qenë më herët edhe kryetar i degës së Partisë Demokratike në Tepelenë. Në një reagim për mediat Partia Demokratike dënon me forcë aktin kriminal të zjarrvënies së qëllimshme të automjetit personal të këshilltarit të demokrat në Këshillin Bashkiak të Tepelenës, Xhafer Meçe. “Ne i bëjmë thirrje policisë dhe prokurorisë të zbardhin e pa vonesë ngjarjen dhe të arrestojnë e vendosin para ligjit autorët dhe porositësit e këtij akti të shëmtuar kriminal. Partia Demokratike shpreh solidaritetin dhe mbështetjen e plotë për këshilltarin tonë në Bashkinë e Tepelenës z. Xhafer Meçe dhe familjarët e tij”, – nënvizon PD.