Donald Lu, në selinë e PD-së. Takim me kryedemokratin Basha

0
160
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadori i SHBA-së, Donald Lu ndodhet në selinë e PD-së në për takimin e lamtumirës me kryetarin Lulzim Basha.

Ambasadori Lu javën e ardhshme largohet nga vendi në mbyllje të mandatit të tij. Gjatë kësaj jave ambasadori Lu u takua me presidentin, kryetaren e LSI-se.

Dje në intervistë Donald Lu bëri thirrje për bashkim të demokratëve.

“Unë i kam këshilluar të gjithë miqtë e mi të cilët punojnë në Partinë Demokratike, dhe së fundmi edhe në LSI, se është shumë e rëndësishme që opozita të shfaqë një front të bashkuar. Dhe që ata njerëz, të cilët e ndiejnë veten mënjanë partisë, sidomos asaj Demokratike, të gjejnë rrugën sërish brenda partisë. Partia Demokratike është një pjesë krenare dhe e fuqishme e kësaj demokracie, dhe ajo duhet të ketë sukses që edhe demokracia të ketë sukses. Prandaj shpresoj që në ditët në vijim, Z. Basha dhe udhëheqësit e tjerë të ndihmojnë në bashkimin e kësaj partie,”-u shpreh Donald Lu.

Zjarr Tv Ad