Donald Trump nuk perballet ne debatin televiziv

0
986
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Donald Trump ishte nder kandidatet republikane qe kane ngjallur me shume debate gjate fushatës se deritanishme elektorale për president te SHBA, por ai ka vendosur ta bojkotoje debatin e fundit televiziv. Shkak është bere përplasja me moderatoren e Fox News ne debatin e pare gushtin e kaluar dhe tashme mulitmiliarderi mendon se ajo nuk do ta trajtonte ne mënyrën e duhur, nëse do te merrte pjese. Lajmin e mungesës se Trump ne debatin e se enjtes ne Iowa, ku me 1 shkurt do te mbahen zgjedhjet paraprake, e dha menaxheri i fushatës se tij elektorale. Me herët Trump kishte deklaruar se moderatorja nuk mund te luaje me te siç mund te beje me rivalet e tij, qe do t’i shohë se c’vleresime do te marrin. Megjithatë ne kohen kur do te mbahet debati, Trump do te zhvilloje nje takim ne Iowa per te mbledhur para per veteranet e plagosur. Vendimi i papritur i Trump e nxiti rivalin e tij kryesor, senatorin e Teksasit, Ted Cruz ta sfidoje ne nje tjetër debat koke me koke. Ne mungese te Trump qe ka thelluar shkëputjen nga kundërshtaret ne sondazhet, 7 kandidatet e tjere republikane per president do te përpiqen te fitojnë pike ne debatin e fundit ne mënyre qe te bindin votuesit.

Zjarr Tv Ad