Doris Pack vë me shpatulla pas murit Arta Markun: Çfarë po bën për kriminelët?

0
473
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Doris Pack e cila është presidente e Forumit të Grave të PPE, nuk i ka kursyer kritikat për qeverinë dhe autoritetet pranë saj, lidhur me situatën e krimit dhe ekonomisë në vend.

Ajo kritikoi punën e kryeprokurores Arta Marku, teksa mbajti një fjalim në konferencën ballkanike “30 vjet pas. Çfarë e mban Ballkanin jashtë BE?”. Mjaft e drejtëpërdrejtë, ajo tha se përgjegjësia bie mbi Arta Markun.

“Në këtë moment, vendi po kthehet pas në kohë. Është e vështirë të pranohet se në këtë moment nuk po bëhet asgjë për të ecur përpara. Arta Marku po zhvendos nëpër rrethe prokurorët, dhe nuk po gjen dot prokurorë për kriminelë, ndërsa të tjerë refuzojnë të marrin përsipër çështjet e bujshme”, tha Pack, referuar çështjes “Shullazi”.

Zjarr Tv Ad