Dritan Hallunaj kalon Vetting-un, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin e Krimeve të Rënda

0
242
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dha sot vendimin për gjyqtarin Dritan Hallunaj. KPK bëri publik vendimin për gjyqtarin, për të cilin u vendos konfirmim në detyrë si gjyqtar pranë Krimeve të Rënda Dritan Hallunaj.

Vendimi për Hallunajn vjen pas seancës dëgjimore që u zhvillua dje në KPK. Trupa gjykuese e përbërë nga Pamela Qirko, Suela Zhegu dhe Genta Tafa (Bungo),dha vendimin për Hallunajn, pasi zhvilloi hetimetnë të trija shtyllat e hetimit për Hallunajn, pastërtinë e figurës, aftësinë profesionale dhe pasurinë.

Në seancën e djeshme para KPK-së, rezultoi se Hallunaj nuk kishte problem me pasurinë, aftësitë profesionale dhe pastërtinë e figurës. KPK ngriti si shqetësim, pse gjyqtari kishte paraqitur një kontratë tjetër për blerjen e një apartamenti në vitin 2005. I vetmi “incident” profesional i dokumentuar nga KPK-ja ishte ankimimi që ish-kryeprokurori Adriatik Llalla i kishte bërë vendimit të Hallunajt për dhënien e pafajësisë për Arben Frrokun. Llalla ishte ankuar në KLD për Hallunajn, pasi sipas tij vendimi ishte i njëanshëm.

Për sa i përket pastërtisë së figurës, KPK shqyrtoi raportin e DSIK, ku thuhet se Hallunaj është i pastër dhe s’ka problem apo kontakte me krimin e organizuar.

Në përfundim të seancës së sotme, vetë Dritan Hallunaj, tha se ndihet i lehtësuar. “Ndihem i lehtësuar. Keqardhje për kolegët që nuk e kaluan dot Vettingun.” -tha Hallunaj. 

Gjyqtari Hallunaj është kandidati i fundit i Këshillit të Lartë Gjyqësor që u përball me procesin e Vettingut.

Zjarr Tv Ad