Droge brenda hotelit, arrestohet “i forti” nga Saranda

0
639
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Sarandës ka arrestuar sot pronarin e një hoteli në Sarandë, pasi iu gjetën 22.5 kilogramë kanabis.

Nga kontrolli i ushtruar në hotelin në pronësi të Erjon Beqirit, 32-vjeç, në lagjen nr.1 Sarandë, policia ka konstatuar në një nga dhomat e këtij hoteli drogën të fshehur në 3 thasë me thurje në dollap.

Sipas policisë, lënda narkotike ishte ndarë në 11 pako dhe mbështjellë me qese plastike, e cila u sekuestrua në cilësinë në cilësinë e provës materiale.

Mbi pronarin e hotelit rëndon akuza e “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.

Zjarr Tv Ad